Jeni mësuar që gjithmonë të komentohen veshjet e vajzave dhe të jenë ato më të prirura për të bërë “xing” me njëra tjetrën. Por këtë herë Ardian Bujupi dhe Butrint Imeri kanë bërë përjashtim dhe kanë veshur të dy të njëjt%n këmishë dhe të dy në videoklipe.
Këmisha e bardhë me printe verore “Casablanka” e cila kushton 300 euro si duket i ka vjedhur zemrën të dy artistëve, të cilët kanë vendosur ta veshin në klipet e projekteve më të fundit muzikore.
Ka qenë Ardiani ai i cili e ka veshur i pari te kënga “Peligrosa” dhe më pas edhe Butrinti e veshi te “Dale”, projekti i fundit i artistit të cilin e soli në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën.
Nuk përjashtohet mundësia që xhirimet e “Dale” të keni nisur më parë se Ardian Bujupi të publikonte këngën e tij dhe rastesia ka dashur që djemt të kenë të njëjtën shije, gjithsesi ne po ju lemë ta vendosni ju kujt i shkon me shumë nga bukuroshat e showbizit shqiptar.