Paralajmërimi i meteorologes: Tetori nis me reshje shiu dhe dëbore, temperatura deri në 0 gradë…

Meteorologia e njohur Tanja Porja, teksa ishte e ftuar në emisionin “Dita Jonë”, u shpreh se muaji tetor do të hyjë me mot tipik vjeshte, me reshje të shumta dhe rënie të ndjeshme temperaturash.

Porja zbuloi se në Veri të vendit pritet që temperaturat të zbresin deri në 0 gradë, gjithashtu do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

Sipas saj, e enjtja dhe e premtja, do të jenë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit.

Të dielën dhe të hënën, reshjet do të rikthehen sërish.

“Gjatë tetorit nuk do të kemi çdo ditë reshje, por pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit”, u shpreh Porja.

Tetori, sipas parashikimit, pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të ulëta se ditët e fundit të shtatorit.


Shtuar 30.09.2025 09:51