Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet në një postim për mënyrën si trajtohen çështjet e sigurisë dhe drejtësisë.
Duke vënë përballë rastin e Arlindës me arrestimin e pronarit të një lope që po kulloste bar, Osmani tha se Arlinda ishte lënë në duart e vdekjes, ndërsa pronari i lopës kishte përfunduar në pranga.
Të lidhura
None found
Sipas saj, kjo mënyrë veprimi i lë viktimat pa mbrojtje dhe përbën një logjikë mesjetare e një drejtësi të përmbysur. Osmani u shpreh se institucionet tregohen të afta të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, duke e cilësuar këtë si prekjen e fundit.






