E rëndë/ Vritet me armë zjarri 44-vjeçari në Tepelenë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 00:30, është vrarë me armë zjarri një shtetas italian në Salari të Tepelenës.

Policia ka zbardhur të tjera informacione lidhur me ngjarjen e rëndë. Sipas raportimeve paraprake, viktima ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me disa persona të tjerë, kur një individ i armatosur u doli përpara dhe hapi zjarr në drejtim të tyre.

Pavarësisht sulmit, automjeti ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi për t’u larguar nga vendngjarja.

Policia ka shoqëruar disa persona për të dhënë dëshmitë e tyre, në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G. B., i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.

 


Shtuar 27.09.2025 07:42