Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës. Teksa ishte e ftuar ne podcastin e Orinda Hutes, modelja tregon se përjetoi vuajtje të përditshme dhe ndjesi të menjëhershme mosgatishmërie për t’u marrë me fëmijën: “Ne momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë.”
Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.
Pjese nga deklarata e Adroles:
“Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë. As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”