Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person, policia fut qytetin në shtetrrethim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës. Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi Skerdi Mehmetaj ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje. Ata kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe janë në ndjekje të tij.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Skerdi Mehmetaj, 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”, thuhet në informacionin paraprak të shpërndarë nga Policia e Vlorës.


Shtuar 22.09.2025 16:25