Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, është ndarë nga jeta.
Ikona e kinematografisë, i cili luajti dhjetëra role në filma dhe teatër, u shua në moshën 71-vjeçare.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në një postim të një familjari të aktorit.
Kush ishte ikona e kinematografisë?
Enver Petrovci, lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimisht, studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pas mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Ai ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtuara aty u bë i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë, duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.
Pas mbarimit të luftës në ish-Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.
Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura, duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.
Është njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik, pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës.
Pra, në vitin 1989 ai kthehet nga Beogradi, për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.
Disa prej roleve të tij më të njohura përfshijnë:
“O sa mirë” (2013) si Gazmend Berisha,
“Top je bio vreo” (2011),
“The War Is Over” (2010),
“Gomaret e kufirit” (2009),
“Anatema” (2006),
“Black Flowers” (2003),
“Gorski vijenac” (2000),
“Bolji zivot 2” (1991),
Enver Petrovci, kishte dhe shumë të tjera, ku ai përfaqësoi karaktere të forta, të përkushtuara dhe shpesh dramatike.