Këtë të shtunë, Rama e ka quajtur Inteligjencën Artificiale si bekim të vendeve në zhvillim, dhe Diella do të ketë fëmijë së shpejti.
Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sektorët publik.
“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Rama