Ministrja Evis Sala: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike

Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala, në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë si titullare e dikasterit, ku premtoi rimbursimin e plotë të barnave për pacientët me tumor.

Sala tha se kjo është sfidë jo vetëm si mjeke që ka nisur punën për herë të parë në spitalin onkologjik në QSUT, por sfidë dhe për të gjithë karrierën e saj në këtë fushë.

“Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të Onkologjikut. Kjo është dhe një sfidë personale për mua, pasi unë kam nisur këtu, është sfidë e detyrës dhe e karrierës sime.

Mendoj se është dicka e bëshme dhe në përputhje me vizionin e qeverisë”, tha ministrja Sala.

Evis Sala: Për mua është ditë emocionuese, në planin personal kthehem në vendin ku kam studiuar. Pashë ndryshime të strukturës dhe i thashë vetes se është më mirë se në spitalet ku kam punuar.

Jam e vetëdijshme është sfidë e madhe por ata që më njoin që kamdëshirë për të përballuar sfidat, por i kam përballur me ekip, skuadër. Kur ata janë të suksesshëm, dhe shefi është.

Duhen bërë shumë ndryshime, duhet njohur ajo punë që është bërë. Mund të kesh strukturë të mirë po nuk pate menaxhim performance është e ulët.

1-Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të onkologjikut.kjo është dhe një personale pr mua, unë kam nisur këtu, sfidë e detyrës dhe karrierës sime.

Është e bëshme dhe përputhet me vizionin e qeverisë.

2-Shërbimi parësor dhe diagnostikues, nuk mund të ngarkosh spitalet, me një diagnostikim të shpejtë shmang fluksin në spitale. Me inteligjencë artificiale mund të arrijmë. Ne jemi kreativë të mencur ndaj ska pse mos të përdorim burimet tona.

3-Lidhet me diagnostikën dhe digjitalizimi i gjithë sistemit spitalor.

4-Në spitale do organizojmë ekipet për ofrimin e shërbimeve në shërbim publik.

Duhet të mbyllim rrjedhjen e mjekëve jashtë. Nuk është se ka vlerësime më shumë jahstë. Kam pasion për ristruktimin dhe dhënin e leksionit për brezin e ri.

Asnjë gjë nuk bëhe tvetëm, këtij oqeani të madh që i jam futur do i futemi të gjithë bashkë, nuk është aq e ëvshtirë nëse bashkoheni me vizionin tim.


Shtuar 20.09.2025 11:00

Tags: