Zelensky: Presim një fond prej 3.5 mld dollarësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën

Ukraina parashikon se deri muajin e ardhshëm të sigurojë një shumë të konsiderueshme prej 3.5 miliardë dollarësh për një fond kritik për blerjen e armëve amerikane, bëri të ditur sot Presidenti Volodymyr Zelensky.

Ky mekanizëm financiar, i njohur si Lista e Kërkesave të Prioritizuara për Ukrainën (PURL), përmbledh kontributet e vendeve anëtare të NATO-s (përveç Shteteve të Bashkuara), me synim lehtësimin e blerjes së armëve, municioneve dhe pajisjeve të prodhuara në Amerikë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, Zelensky konfirmoi gjendjen aktuale të fondit

Ai deklaroi: “Ne morëm më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e cila ishte në vizitë.


Shtuar 17.09.2025 22:37