Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, në vendin e quajtur “Dopaj”, ku një automjet ka dalë nga korsia dhe është përplasur me barrierat anësore mbrojtëse.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, çka ka bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin mbi automjetin. Për pasojë, makina është përmbysur, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.