Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj të qeverisë.
Pritet që Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.
Sakaq, ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.