Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, plagoset 31-vjeçarja

Paraditen e sotme, një aksident ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar 31-vjeçarja e cila aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.09.2025 10:24