Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bubq të Krujës. Bashkëshorti ka goditur gruan e tij me thikë, e cila ka ndërruar jetë. Më pas, ai ka tentuar të dëmtojë edhe veten.
51-vjeçari tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjares nuk dihen ende.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com