Operacioni “Shpirti”, Soreca paralajmëron prokurorët e gjyqtarët: Askush mbi ligjin!

“Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin. BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme…”

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka komentuar operacionin ‘Shpirti” që shkatërroi katër organizata kriminale.

Në një konferencë të përbashkë për shtyp me Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, ministren Etilda Gjonaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja, Soreca tha se ky operacion tregoi që askush nuk është mbi ligjin, përfshirë këtu, prokuorë dhe gjyqtarë.

“E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme.  Djegia, rastet dhe përqasja e duhur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”.  Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks.

Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin. BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme.

Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre,”- tha Soreca. /albeu.com/


Shtuar 5.07.2021 11:36