Leonadro Spinazzola ka këputur ligamentin e thembrës i quajtur “Tendoni i Akilit” dhe sipas gjasave do të mungojë për muaj të tërë.
Ai sot do t’iu nënshtrohet testimeve mjekësore për ta vlerësuar shkallën e lëndimit të tij.
Italiani theu heshtjen duke postuar një fotografi dhe një mesazh për tifozët pas lëndimit në rrjetin e tij socoal, Instagram.
“Fatkeqësisht të gjithë e dimë sesi shkoi, por ëndrra jonë “Azzurre” vazhdon dhe me këtë grup fantastik mund të them që çdo gjë është e mundur”, tha Spinazzola.
“Unë vetëm mund t’ju them që do të rikthehem shpejt, jam shumë i sigurt për këtë”, shkroi Leonardo Spinazzola.
View this post on Instagram