Ndodhi edhe kjo! Gardiania përfundon në qeli pasi kryen marrëdhënie me të burgosurin 

Është dënuar me 7 muaj burg një gardiane 27 vjecare në Kaliforni pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të burgosur.

Sipas Dailymail , Tina Gonzalez, 27 vjeç, hapi një vrimë në uniformën e saj në mënyrë që të bënte seks më lehtë me të dënuarin. E gjithë kjo skenë është zhvilluar dhe në sy të 11 të dënuarve të tjerë.

Hetimet zbuluan gjithashtu  se gardiania kalonte drogë, pije alkoolike si dhe cellular brenda qelive të burgut.

Ajo u nxorr para trupit gjykues që vulosi dënimin e Gonzales dhe përjashtimin e saj nga radhët e gardianëve. /albeu.com/

 


Shtuar 3.07.2021 16:21