Zbardhet arrestimi, si e fundosën prokurorin e Kukësit 4 të rinjtë që i liroi nga burgu

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i prokurorit Edmond Karriqi, i komanduar në Kukës.

Arrestimi i prokurorit Karriqi u bë në Kavajë ku dyshohet se po merrte një sasi parash ryshfet.

Tashmë Karriqi gjendet në burg i arrestuar për veprën penale korrupsion pasi dyshohet se ka liruar nga burgu 4 të rinj të kapur me hashash, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri u vunë në pranga në vitin 2019 dhe u akuzuan për trafik të lëndëve narkotike.

Ata u lanë 15 ditë nën masën “arrest me burg”, pasi pritej akt-ekspertimi final dhe dosja e tyre u mor nga një prokuror që u shkarkua nga Vetting-u. më pas në detyrë erdhi Karriqi dhe këtu të afërmit e të rinjve të vënë në pranga, filluan tentativat me prokurorin në mënyrë që të arrestuarit të liroheshin.

Emrijan Beu dhe Dritan Dedja kanë arritur që ta bindin Karriqin dhe kanë komunikuar me Isuf Begën, Sekretar në Prokurorinë e Kavajës, i cili ka pasur dhe rolin e sekserit në këtë çështje, duke lënë dhe një takim. Një kamera sigurie në një qendër tregtare tregon se si Dritan Dedja u paraqit në një ‘pikë këmbimi valuator dhe këmbeu paratë që kishte në dollar, në dy mijë euro.

Pas këtij takimi, Dedja ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se pagesa u krye e se prokurori i kishte marrë paratë, kështu që i vëllai bashkë me tret ë tjerët, do të dilte sa më shpejt.

Sot, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la në qeli prokurorin Edmond Karriqi, nën akuzë për korrupsion së bashku me sekretarin Isuf Gega. Emirjan Beu dhe Dritan Dedja janë lënë gjithshtu në burg, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë çështje.


Shtuar 3.07.2021 16:33