Dhuratë nga Norvegjia! Mbërrijnë në Kosovë 182.900 doza AstraZeneca

Paraditen e sotme në Kosovë kanë mbërritur 182.900 doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë dhuruar nga Norvegjia.

Kontigjenti i vaksinave kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

Gjatë pranimit të vaksinave, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia shprehu mirënjohje për ndihmën dhe tha se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është të jenë kohezivë në procesin e imunizimit./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 13:59