Edi Rama “furtunë” në Bashkinë e Vlorës/ Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në mëngjes në këtë institucion.

Ai qëndroi më pak se dy orë dhe mësohet se shprehu pakënaqësi për punën e bërë në Bashkinë e Vlorës nga Ermal Dredha për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.

Kryeministri kërkoi dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, të cilët sipas tij, nuk kanë qenë efikasë në detyrat e tyre.

Përveç kësaj, u kërkua largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës.

Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.

Po ashtu, Rama raportohet se ka ndryshuar kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Vlorë.

Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetare, Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin.


Shtuar 3.07.2025 13:29