Eraldo Muça, një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj i cili mbeti i vrarë në qershor 2022, pas shpërthimit me tritol në makinë teksa lëvizte në aksin Tiranë-Elbasan.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Eraldo Muça është zhdukur prej më shumë se dy javësh në Memaliaj.
Të lidhura
None found
Lala raporton se Muça ka marrë kontakt me familjen shprehet se prindërit e 30-vjecarit kanë bërë kallëzim në polici dhe apelojnë që strukturat të hetojnë për të zbardhur të vërtetën për zhdukjen e djalit të tyre të vetëm.
Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Burime policore thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.
Familja ngre dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.
30-vjeçari i zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanço.
Ky i fundit u ekzekutua në qershor të 2022 në një atentat mafioz në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ku automjeti i tij shpërtheu nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur në të.
Pas kësaj ngjarje, mes grupit të tij dhe grupit kundërshtar të vëllezërve Edmond Papa e Kristo Qirici janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale. pas tij u vra Edmond Papa nga grupi kundërshtar.
Kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik Kalemi e Zamir Kalemi iu mbijetuan të paktën dy atentateve mafioze në Greqi e Tiranë. Më pas u shënua ajo që njihet si masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik e Zamir Kalemit dhe dy persona të tjerë, kamarieri dhe një klient i lokalit.
