Milani përgatit një marrëveshje si ajo e Nico Paz për transferimin e Endrickut

Milani ka vendosur të synojë transferimin e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi, duke shqyrtuar një formulë të ngjashme me marrëveshjen që Como realizoi për Nico Paz.

Të lidhura

None found

Gjatë verës, Endricku vendosi të qëndronte në Santiago Bernabeu, pasi zhvilloi bisedime me Jose Mourinhon.

Megjithatë, vendimi duket se nuk ka rezultuar i favorshëm për brazilianin, i cili është përballur me vështirësi për të marrë minuta të rregullta gjatë këtij sezoni. Aktualisht, trajneri portugez preferon Carlos Espin përpara Endrickut si alternativën e dytë pas Kylian Mbappes.

Nëse gjendja e tij nuk ndryshon, Endricku është i gatshëm të shqyrtojë mundësi të tjera gjatë janarit dhe raportohet se Milani është një destinacion që e tërheq atë.

Sipas Calciomercatos, kuqezinjtë janë ndër klubet kryesore në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit në afatin kalimtar të janarit.

Milani po mendon ta transferojë përfundimisht 20-vjeçarin, ndërsa në kontratë pritet të përfshihet edhe një klauzolë riblerjeje në favor të Real Madridit, sipas modelit të përdorur nga Como në rastin e Nico Paz.


Shtuar më 9.10.2026 10:03