ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës

Ansu Fati është larguar nga Barcelona për t’u huazuar në kampionatin francez. Djaloshi i dalë nga akademia La Masia, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Monacos në Ligue 1.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga klubi francez përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Ansu Fati do të jetë pjesë e Monacos sezonin e ardhshëm si i huazuar, ku në kontratë ekziston dhe opsioni i blerjes.

Në rast se sulmuesi 22-vjeçar bind me paraqitjet e tij në Francë, Monaco mund të aktivizojë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh. Ansu Fati do të veshë fanellën me numrin 31 në Francë.


Shtuar 1.07.2025 15:54