Olivier Giroud ka vendosur për të mbyllur aventurën e tij në SHBA me ekipin e Los Angeles. Vetëm pas një sezoni, sulmuesi francez i ka dhënë lamtumirën e papritur klubit amerikan.
Tashmë, mbetet vetëm zyrtarizimi te Lille. Klubi francez dhe 38-vjeçari kanë rënë dakord për këtë transferim dhe Giroud do të bashkohet me sulmuesin shqiptar, Edon Zhegrova.
Në sezonin që lamë pas, sulmuesi 38-vjeçari bëri mirë në SHBA. Giroud ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asistonte në 2 të tjerë, në 18 ndeshje që ai mori pjesë.
View this post on Instagram