Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiaku i Pukës dhe një nga figurat më të njohura të shëndetësisë në veri të vendit.
Ndue Cara ka qenë një ndër të paktët kryebashkiakë që qëndroi në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit. Ai vijoi të kontribuonte në shërbimin shëndetësor duke vizituar pacientë edhe nga zyra e tij si kryetar bashkie.
Prej afro 10 vitesh, Ndue Cara jetonte në një kontejner në zonën e thellë të Fierzës, ku ofronte ndihmë mjekësore për banorët e fshatrave të izoluara, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe humanizmit.
Largimi i tij lë një boshllëk të madh në komunitetin pukjan dhe më gjerë.