Ditët me fat dhe surprizat e muajit korrik për secilën shenjë të horoskopit

Dashi

Ditët më të mira, 1-3 korrik

Do keni energji që duhet t`i shpenzoni për romancën tuaj. Do hidhni sytë nga e kaluara dhe do merrni vendimet tuaja, pa ndihmën e askujt.

Demi

Ditët më të mira, 13 korrik

Demi do të përjetojë një rritje të interesit për të gjitha gjërat në shtëpi. Mund ta gjeni veten të motivuar jashtëzakonisht për ta bërë shtëpinë ose apartamentin tuaj vendin ideal.

Binjakët

Dita më me fat, 24 korrik

Do të keni shumë imagjinatë, ndaj gjithçka që do të prekni, do të ketë sukses.

Gaforrja

Dita më me fat, 9 korrik

Ky është momenti për t`iu përkushtuar shëndetit tuaj fizik. Nëse keni vënë një qëllim fitnesi, do ta arrini këtë muaj.

Luani

Ditë më me fat, 22 korriku

është muaji yt për të shkëlqyer, Luan i dashur. Do ndjeni një energji prej fëmije që s`e keni ndjerë kurrë më parë.

Virgjëresha

Ditë më me fat. 24 korriku

Do keni kohën e botës për t`u marrë me art dhe joga. E keni pritur këtë periudhë gjithë vitin.

Peshorja

Dita më me fat, 13 korrik

Do të vijë papritur dëshira dhe njëherësh do të plotësohen kushtet të mësosh një pajisje të re teknologjike që mund të shërbejë për punë apo çfarëdo tjetër.

Akrepi

Dita më me fat, 17 korrik

Dikush do t`ju vihet kundër, por kjo është një gjë e mirë për ju. Askush nga shenjat e horoskopit nuk ka aftësinë tuaj për të shndërruar dobësitë dhe zhgënjimet në pika të forta.

Shigjetari

Dita më me fat, 12 korriku

Mendja juaj do të jetë më e mprehtë dhe kurioze se zakonisht dhe mund të keni bashkëpunime të frytshme me njerëz që nuk i keni të familjes.

Bricjapi

Dita më me fat, 9 korrik

Një romancë krejtësisht të re, ose një rikthim në krahët e dashurisë së vjetër, ka rezervuar ky muaj për ty.

Ujori

Dita më me fat, 29 korrik

Do gjeni forcën për të ndërmarrë hapat e para që do t`ju çojnë drejt realizmit të një ëndrre.

Peshqit

Dita më me fat, 15 korrik

Krejt papritur do gjeni ide që do ju shërbejnë për një projekt që prej kohësh qëndronte në pritje.


Shtuar 2.07.2021 15:42