EURO 2020/ Belgjikë-Itali, Mancini vjen me dy ndryshime

Italia është gati për ndeshjen me Belgjikën. Trajneri Roberto Mancini ka vendosur në lidhje me formacionin që do të hedhë në “Allianz Arena” të Mynihut.

Dueli për një biletë në gjysmëfinalet e Euro 2020, do të luhet sonte në tokën gjermane, duke nisur prej orës 21:00.

Dy ndryshime në formacionin e kombëtares së kaltër krahasuar me sfidën ndaj Austrisë. Federico Chiesa do të zbresë në fushë si titullar në vend të Domenico Berardit.

Ylli i Juventusit, i cili zhbllokoi takimin me Austrinë me golin e tij shumë të bukur, do të formojë treshen ofensive bashkë me Ciro Immobilen dhe Lorenzo Insignen.

Mesfusha do t’i besohet treshes Jorginho-Verratti-Barella, ndërsa në qendër të mbrojtjes rikthehet Giorgio Chiellini, i cili është rikuperuar nga dëmtimi.

Kapiteni do të formojë dyshen e prapavijës me Leonardo Bonuccin, me detyrën për të bllokuar Lukakun. Në krahë Spinazzola dhe Di Lorenzo.


Shtuar 2.07.2021 13:52