Kaq ishte! Alba Pollozhani vendos pikat mbi “i” për lidhjen me Lim Hotin

Ish-banorja e “Ferma Vip” Alba Pollozhani ka reaguar në rrjete sociale lidhur me marrëdhënien e saj shumë të komentuar me ish-banorin dhe reperin Lim Hoti.

Ashtu siç dhe po përflitej së fundmi në media, Alba dhe Limi i ka dhënë fund raportit të tyre. Alba është shprehur se ky vendim erdhi pas një periudhe reflektimi dhe se tashmë së bashku ndajnë vetëm kujtime dhe jo më plane.

Postimi i plotë i Albës:

I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara.

Ndajmë kujtime, jo më plane.

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën.

Jeta vazhdon.

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti nisën një lidhje brenda edicionit të “Ferma Vip”. Pas lënien në mes të garës, u përfol se Alba kishte ngelur shtatzanë brenda Fermës, lajme të cilat u hodhën më pas poshtë nga dyshja.


Shtuar 9.06.2025 22:21