Simone Inzaghi ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka pozuar me fanellën e Al-Hilal, ndërsa ish-trajneri i Interit përgatitet të fillojë këtë përvojë të re.
Trajneri konfirmoi se nuk do të vazhdonte me klubin italian pasi e mbylli sezonin duarbosh, duke kulmuar me një humbje 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.
Ishte një mënyrë e trishtueshme për t’i dhënë fund katër viteve të tij në klub, por ai tashmë kishte rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Hilal.
من تصوير الإعلان #انزاغي_هلالي 💙💙💙 pic.twitter.com/UZII469JWq
— طريخم بن محمد (@tnnt3) June 4, 2025
Ka raportime se Inzaghi do të nënshkruajë një kontratë me vlerë marramendëse prej 30 milionë eurosh në sezon, duke përfshirë bonuse të ndryshme , gjë që do ta bënte atë trajnerin më të paguar në botë.
Ai fluturoi nga Milano sot dhe u pa duke pozuar me fanellën e Al-Hilal.
Karriera e tij si trajner me ekipin saudit do të fillojë në Kupën e Botës për Klube në SHBA, ku ata janë planifikuar të përballen me Real Madridin më 18 qershor, pastaj me RB Salzburg më 23 qershor dhe Pachuca më 27 qershor.