Arsenali largon nga ekipi plotë 20 lojtarë, në mesin e tyre edhe disa emra të njohur

Arsenali ka njoftuar të mërkurën se mesfushori italian Jorginho dhe mbrojtësi skocez Kieran Tierney do të largohen nga klubi pasi kontratat e tyre përfundojnë më 30 qershor, ndërsa Raheem Sterling kthehet te Chelsea pas huazimit. Krahas tyre, edhe 18 futbollistë të tjerë, përfshirë lojtarë nga ekipet e të rinjve do të lirohen.

Jorginho, i cili pritet të transferohet te Flamengo, iu bashkua Arsenalit nga Chelsea në janar 2023 dhe regjistroi 79 paraqitje me fanellën e “Topçinjve”.

Ndërkohë, Kieran Tierney, që iu bashkua Arsenalit nga Celtic gjashtë vite më parë, ka zhvilluar 170 ndeshje për londinezët.

Gjatë sezonit 2023/24, ai ishte i huazuar te Real Sociedad, ndërsa pas rikthimit te Arsenali luajti vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier.

Arsenali ka bërë të ditur gjithashtu se bisedimet për rinovimin e kontratës me mesfushorin Thomas Partey po vazhdojnë.

Nga ana tjetër, Raheem Sterling do të rikthehet te Chelsea pas një huazimi të pasuksesshëm te Arsenali, ku shënoi vetëm një gol në 28 paraqitje.

Në mesin e lojtarëve që do të largohen janë gjithashtu: Nathan Butler-Oyedeji, Reece Clairmont, Khayon Edwards, Jakai Fisher, Romari Forde, Teyah Goldie, Jimi Gower, Jack Henry-Francis, Max Kuczynski, Salah-Eddine Oulad M’Hand, Ismail Oulad M’Hand, Neto, Brian Okonkwo, Elian Quesada-Thorn dhe Zacariah Shuaib. /Telegrafi/


Shtuar 4.06.2025 17:40