Mënyra më e mirë për të celebruar dy legjenda të klubit.
Real Madrid mposhti Real Sociedadin 2-0 në ndeshjen e fundit të ligës të luajtur në një Santiago Bernabeu që i bëri nderimet e merituara Carlo Ancelotti dhe Luka Modric (dhe gjithashtu Lucas Vazquez).
Një fitore e merituar, e arritur falë urisë për gola të Kylian Mbappe, i cili shënoi dopietë.
Fillimisht humbi penalltinë, por më pas e ktheu në rrjetë tentativwn e dytë, më pas dyfishoi rezultatin me asistimin e Vinicius.
Sulmuesi francez po i afrohet më shumë Këpucës së Artë, çmimit të rezervuar për golashënuesin më të mirë në kampionatet evropiane.
Golat e shënuar sot i lejojnë të kalojë Victor Gyokeres në krye të listës, i vetmi që mund ta kalojë është Mohamed Salah.