Shefja për politikën e jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas do të zhvillojë një tur në Ballkanin Perëndimor ku të marrë pjesë në takim zyrtare në 3 shtete.
Turi në Ballkan për Kaja Kallas ka nisur ditën e sotme teksa ka vizituar kryeqytetin serb, Beogradin. Kallas është pritur në takim nga presidenti Aleksandër vuçiç, kryeministri duro Macut dhe Ministri i Jashtëm Marko Djuric.
Ndërkohë ditën e nesërme, Kallas do të shkojë në Kosovë teksa do të takohet me qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, por nuk është raportuar për takime të ndara me ministrat apo me vetë kryeministrin. Kaja Kallas do të takojë përfaqëues të të gjithë partive të Kosovës si dhe drejtues të EULEX dhe komandantë të KFOR.
Takimin përmbyllës, Kallas do ta zhvillojë në Shkup teksa do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Jashtëm.