Një turmë fansash e pritën me entuziazëm JJ-in në aeroportin e Vjenës sot, pasi ai fitoi konkursin e 69-të të këngës në Eurovision me “Wasted Love”.
Ndërsa JJ ecte nëpër aeroport, qindra fansa e brohoritën, të tjerë e përqafuan dhe i kërkuan autografe, ndërsa në sfond dëgjohej kënga fituese e Festivalit të Këngës në Eurovision.
JJ përfundoi duke qarë, u prit me një buqetë me trëndafila dhe falënderoi publikun për mbështetjen dhe pritjen e merituar.
“Kjo është përtej ëndrrave të mia”, tha JJ pasi fitoi edicionin e 69-të të Festivalit të Këngës në Eurovision të shtunën në mbrëmje.
JJ lindi në vitin 2001 në Vjenë dhe u rrit në Dubai. Falë babait të tij, i cili e çonte shpesh në karaoke dhe opera, ai u dashurua me muzikën. Ai u kthye në Vjenë me familjen e tij në vitin 2016.
Gjithashtu, në vitin 2020, konkurroi në edicionin britanik të shfaqjes “The Voice”.
Tha gjithashtu se është ‘queer’ dhe se është i lumtur që përfaqëson komunitetin e tij në këtë konkurs muzikor