Nëse keni ndjerë se diçka brenda jush po ndizet sërish, mos u habisni – është ndikimi i yjeve tek Luani, një nga shenjat më të forta, por shpeshherë më keqkuptuara të zodiakut.
Këtë javë, Luani nuk ka më ndërmend të zvogëlojë veten për t’i bërë të tjerët të ndihen rehat. Me energjinë e Marsit që ndriçon shtëpinë e vetëbesimit dhe komunikimit, Luanët do ndihen gati të flasin troç, të kërkojnë vendin e tyre dhe… të mos u kërkojnë falje askujt për këtë.
Shumë Luanë do ndiejnë një shtysë të fortë për të bërë ndryshime në jetën profesionale – mund të jetë momenti që të kërkojnë promovimin që meritojnë ose të nisin një projekt të ri ku shkëlqimi i tyre natyral të vihet më në pah.
Në dashuri, ata që i qëndruan vetes besnikë, mund të marrin një surprizë – dikush që dikur s’i vlerësonte, tani s’i heq dot sytë. Karma po punon me orar të zgjatur.