Në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që ishin të regjistruar në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Dy të dënuar nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të institucionit gjatë zhvillimit të votimit.
Sipas informacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total janë përdorur 198 fletë votimi, përfshirë edhe 5 anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, të cilët ushtruan të drejtën e votës brenda qendrës së tyre të caktuar.
Edhe pse lista e zgjedhësve përfshinte vetëm 195 votues, rezultati i kësaj qendre të votimit u pranua pas verifikimeve të nevojshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Votues në qendrën e votimit në burgun e Durrësit, janë edhe Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj.
Rezultatet përkatëse janë si më poshtë:
Partia Socialiste (PS) 148 vota,
Partia Demokratike (PD) 34 vota,
Nisma 1 votë,
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë,
Lëvizja Atdheu 1 votë.