Qeveria miraton 5 milionë lekë për trajtimin mjekësor të Erion Vishkullit

Me vendim të miratuar në mbledhjen e sotme, qeveria do të mbulojë shpenzimet e mjekimit të Erion Vishkullit, në shumën prej 5 milionë lekësh. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi sot se 28-vjeçari e ka kaluar me sukses operacionin në klinikën “Gemelli” në Romë.

Ndërhyrja kirurgjikale bëri të mundur shpëtimin e organit të syrit të të riut.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes u miratua edhe Strategjia Sektoriale e Transportit, së bashku me planin e veprimit deri në vitin 2030, si dhe u përcaktua numri i përgjithshëm i punonjësve të Policisë së Shtetit. Vendimet e tjera lidhen me fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike dhe me procedurat, kriteret e funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë.


Shtuar më 28.10.2026 19:36