Kim Kardashian bën paraqitjen me një kostum lëkure në Met Gala 2025

Kim Kardashian e bëri hyrjen e saj në Met Gala 2025 në mënyrë të vonë, por me shumë stil.

Ajo u shfaq në tapetin blu të mesnatës me një veshje të guximshme nga marka Chrome Hearts, e njohur për estetikën e saj ‘rock’.

Kardashian kishte zgjedhur një korse të ngushtë dhe një fund të gjatë me bisht tërheqës.

Ajo e plotësoi pamjen me një kapelë të zezë prej lëkure që përputhej me veshjen, një rrip të hollë me zinxhir perlash, si dhe bizhuteri luksoze – një jakë diamanti dhe vathë të ngjashëm nga ‘Mooussaieff’, shkruan Vogue.

Flokët e saj të gjatë ishin të stiluar në kaçurrela të buta, duke i dhënë gjithë pamjes një ndjesi të sofistikuar, por edhe rebeluese.

Më herët gjatë mbrëmjes, Kim u fotografua duke dalë nga hoteli ‘The Mark’ në shoqërinë e vajzës së saj më të madhe, North West.

Kardashian nuk është e re në momentet mbresëlënëse të Met Gala-s. Në vitin 2022, ajo bëri bujë me fustanin origjinal të Marilyn Monroe, atë që aktorja e famshme kishte veshur për t’i kënduar “Happy Birthday” presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.

Ndërsa në vitin 2019, ajo veshi një fustan të dizajnuar nga Thierry Mugler që imitonte pamjen e trupit të lagur.

Veshja e këtij viti? Një tjetër shembull se si Kim kombinon modën e lartë me personalitetin e saj unik në çdo dalje publike.


Shtuar 6.05.2025 14:16

Tags: ,