Plas debati mes opinionistes dhe konkurrentit në “Ferma VIP”: Fundërrinë …

Gjatë prime-t të fundit të Ferma VIP, një debat ka plasur mes opinionistes së formatit, Zhakut dhe konkurrentit Frederik Ndoci, ku ky i fundit e ka quajtur “fundërrinë”.

E gjitha filloi kur ata po diskutonin për një situatë të ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku Frederiku pasi kishte hyrë në tualetin e vajzave, kishte parë Albën gjysmë zhveshur.

Këtë që kishte parë ai ja komunikoi vetë konkurrentes, mirëpo kjo gjë irritoi Zhakun, e cila i kërkoi llogari fermerit se pse nuk i kishte kërkuar falje Albës.

Biseda:

FrederikuKisha nevoja personale, shkova tek banja e burrave ishte e mbyllur, banja tjetër ishte hapur.

ZhakuPo pse nuk i thua më fal asaj që hyre por i thua të pash gjysmë zhveshur dhe fajëson atë më dole gjysmë zhveshur?

Frederiku: Unë i thash më fal, se kam edukatën e prindërve të mi, fundërrinë. Nuk kam edukatë fundërrine. I thash më fal, më fal dhe dola.

Zhaku: Pse thua më doli gjysmë zhveshur, pse e manipulon të vërtetën?

Frederiku: Kaq e trashë qenke moj opinoniste? Kaq e trashë qenke ti?


Shtuar 22.04.2025 12:56