Nata magjike e finales së “Big Brother VIP Albania 4” ka nisur me një performancë të veçantë nga moderatori Ledion Liço, i cili u rikthye në skenë për të çelur këtë mbrëmje të shumëpritur.
Së bashku me ish-banorët e sezonit, ai solli një moment artistik, duke ndezur atmosferën që në fillim të spektaklit.
Në krah të tij u vendosën Valbona dhe Olta, dy prej figurave më të komentuara të këtij edicioni, të cilat sollën një përballje simbolike dhe të ngarkuar emocionalisht, që u prit me entuziazëm nga publiku.
Finalja premton surpriza dhe emocione deri në shpalljen e fituesit të madh të këtij sezoni.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: