“I ofrove Elinarës burrë me lek”, Kastro Zizo ndaj Albës: Je me 50 identitete të frikshme brenda 24 orëve

Kashtro Zizo, opinionisti i Ferma VIP 2 ka krituar Albën për lojën e saj. Ai i tha se shakatë për t’i gjetur burrë me lek Elinarës, janë të papranueshme.

Zizo u shpreh se fermerja është me 50 identitete të frikshme brenda 24 orëve.

Ndërkohë, opinionistja Zhaku ka deklaruar se e sheh Albën si një stratege.

Pjesë nga biseda:

Alba: Fjalët e tyre bien në kontradiktë. Erand, edhe po të mos të interesojë, unë do jem aty dhe do flas para teje, edhe po të mos më pyesësh.

Zizio: Mendoj se ka gjetur një terren shumë të butë dhe i gjithë ky identifikim i saj është si pasojë e një vrime të lehtë uji që lag edhe të tjerët përreth. Unë dua të di, cila është strategjia e Alba Zhakut? Alba e mëngjesit që bën strip Limit? Alba që në pikë të mëngjesit shkon të merret me pula dhe do të nxjerrë prapanicën? Alba që në drekë i prish lojën grupit të vet? Alba që i fut një qaravitje? Apo është ajo strategia që merr përsipër të bëjë shaka dhe humor, duke tentuar t’u gjejë shpëtim të tjerëve, duke u ofruar burrë me lekë e me të tjera? Dhe ju të tjerët nuk është se bullizimi ju bën më njerëz të mirë. Je Alba me 50 identitete të frikshme, të një njeriu brenda 24 orëve.


Shtuar 11.04.2025 23:33