Së fundmi në rrjetet sociale, një pretendim mjaft delikat ka qarkulluar duke sugjeruar se këngëtarja Egli Tako, ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin e njohur Olsi Bylyku.
Ky pretendim, u bë viral pas një story që Egli publikoi dy vite më parë në “Instagram”, ku ajo përshkruante një moment të dhimbshëm dhe të ngarkuar emocionalisht.
Në postimin e saj, Egli shkruante: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”.
Ky mesazh i ngarkuar emocionalisht, ka ngritur dyshime dhe ka bërë që disa individë të spekulonin se ai mund të ishte një aludim, për një humbje fëmijësh të mundshme.
Megjithatë, reagimi i familjarëve të këngëtares ka qenë i fortë dhe i drejtpërdrejtë. Ata, të cilët aktualisht menaxhojnë profilin zyrtar të Eglit në “Instagram”, kanë mohuar kategorikisht këto thashetheme, duke i quajtur ato spekulime të pabaza dhe të pavërtetuara.
Ata gjithashtu, kërkuan që përhapja e këtyre thashethemeve të ndalohej menjëherë, pasi ato cenojnë jetën private të Eglit dhe ndodhin në një moment të ndjeshëm për të.
Në një reagim të ashpër, familjarët e këngëtares shkruan: “Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!”,
Ky reagim është një apel për të ndaluar përhapjen e spekulimeve të dëmshme dhe për të mbrojtur privatësinë dhe dinjitetin e Eglit.
Në këtë situatë, Egli është e mbyllur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, dhe për shkak të rregullave të këtij programi, ajo nuk ka mundësi të reagojë direkt.
Kjo ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe ka nxitur reagime të forta nga familjarët e saj, të cilët kanë kërkuar respekt për të dhe për jetën e saj personale.