Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet dhe po shijon eksperiencën te Barcelona, ​​ku vazhdon të shënojë gola me breshëri, sikur të ishte një i ri në kulmin e karrierës së tij.

Me dygolëshin e djeshëm ndaj Borussia Dortmundit, sulmuesi polak është ngjitur tashmë në kuotën e 11 golave në Champions League këtë sezon.

Kjo e bën atë të hyjë në historinë e kompeticionit, pasi u bë lojtari i parë në të gjithë historinë e turneut që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon me tre skuadra të ndryshme (Dortmund, Bayern Mynih dhe Barcelona).

Lewandowski ka arritur kuotën e 99 golave me fanellën e Barcelonës në të gjitha kompeticionet.


Shtuar 10.04.2025 14:33