Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash

Ditën e sotme, Kukësi është përfshirë nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

Të lidhura

None found

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Këto segmente janë të prekura nga prezenca e akullit dhe borës, si dhe mund të ketë rënie të gurëve si rezultat i motit të keq.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për kujdesin e shtuar gjatë udhëtimit në këto zona.


Shtuar 6.04.2025 12:34