Dosja për gjykim, flet shoku i Martin Canit: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen e të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Pas përfundimit të seancës ndaj Përlleshajt, 14-vjeçari Luis Meçe i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 Nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

14-vjeçari tha se seanca gjyqësore ishte e vështirë ndërsa shtoi se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha Meçe.

Gjithashtu gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit të të miturit Përlleshaj për të përfituar gjykim të shkurtuar, duke vijuar kështu një proces të rregullt gjyqësor.


Shtuar 27.03.2025 18:09