Batuta e Ermonela Felajt: Shoqe jemi motra s’jemi, a do zihemi ne gratë e PS-së për votat?

Deputetja socialiste Ermonela Felaj, që garon në listë të hapur në qarkun e Tiranës, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, u shpreh se, në zonat që jemi angazhuar politikisht për zgjedhjet e 11 majit, ka goxha element për tu punuar dhe për të pasur sukses.

“Formula është e tillë që favorizon kandidatet gra ndaj burrave në listën, në mënyrë që të garantohen kuotat gjinore. Në fund të fundit “Shoqe jemi, motra s’jemi”,-u shpreh Felaj, teksa ka hedhur batutën ‘a do zihemi ne gratë e PS per votat?!”.

“Secila kandidate ka një zonë dhe një staf për të punuar. Uroj që puna që po bëjmë të na nderojë sepse tek e fundit ne kemi një profil në politikë, kemi një detyrë në politikë dhe kërkojmë të mbajmë këto vlera politike.

Për sa i takon garës gjykojë se kjo fushatë lë hapësirë për gjithsecilin që të sigurojë mbështetje maksimale.

Është gjithë ai elektorat që ne përballemi, jo domosdoshmërishtë duhet të ketë kartën e PS-së por janë qytetar të këtij vendi dhe duke u qasur me qytetarinë , mund të them që nuk është një betejë e vështirë“, tha Felaj.


Shtuar 27.03.2025 10:59