Miley Cyrus sjell një pamje të re të guximshme për albumin e saj të ri

Miley Cyrus ka zbuluar kopertinën e albumit të saj të nëntë, “Something Beautiful”, që pritet të publikohet më 30 maj 2025 nga Columbia Records.

Në imazhin e realizuar nga fotografi Glen Luchford, ajo shfaqet me një stil të guximshëm, e veshur me një krijim të Thierry Mugler të vitit 1997.

Albumi përmban 13 këngë origjinale, të prodhuara nga Cyrus dhe Shawn Everett, shkruan DailyMail

Ky është rikthimi i saj pas suksesit të madh të “Endless Summer Vacation” dhe hitit “Flowers”, i cili theu rekorde dhe fitoi dy çmime Grammy.

Megjithatë, “Flowers” është bërë subjekt i një padie për shkelje të së drejtës së autorit nga Tempo Music Investments, që pretendon se kënga ka kopjuar qëllimisht “When I Was Your Man” të Bruno Mars.

Gjykata ka lejuar vazhdimin e çështjes, duke përfshirë disa nga kantautorët e këngës, por jo Marsin vetë.

Në një tjetër zhvillim, vila luksoze në Los Anxhelos ku Cyrus xhiroi klipin e “Flowers” është shitur.

Shtëpia historike, dikur e marrë me qira nga Frank Sinatra, ka shërbyer edhe si skenë për projekte të ndryshme të Hollywood-it.


Shtuar 26.03.2025 14:27