VIDEO/ Publikohen pamjet që qetësojnë tifozët, Rei Manaj i ndërgjegjshëm teksa hyn në spital

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj la fushën i dëmtuar gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe.

Pas regimit të klubit ku ai bën pjesë, një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka qetësuar tifozët.

Vihet re se sulmuesi i Shqipërisë ka mbërritur i ndërgjegjshëm në spital dhe që tani po merr mjekimet e duhura.

Në një moment, Manaj është duke mbajtur duart në kokë, ku me siguri ndjen dhimbje.

Ndërkohë, mbrëmë në minutën e 9-të të sfidës, ai është përplasur kokë më kokë me me mbrojtësin e Goztepe. Më pas Manaj është larguar nga fusha me ambulancë.

VIDEO E PERPLASJES:

VIDEO E DERGIMIT NE SPITAL:


Shtuar 9.03.2025 13:46

Tags: