Serbia ditën e sotme përjetoi një ditë kaotike në Kuvendin e saj, ku u zhvilluan përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe atyre të qeverisë.
Gjatë seancës plenare, opozita hodhi gaz lotsjellës dhe objekte të tjera, duke shkaktuar kaos në sallë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi pas ngjarjeve, duke e cilësuar ditën si të vështirë për vendin dhe kërkoi që ata që janë përgjegjës për veprimet e dhunshme të mbajnë llogari ligjore.
Ndër të tjera, Vuçiç përmend dhe deputetët që pësuan lëndime gjatë incidenteve, duke theksuar rastin e Sonja Ilić, një ligjvënëse në muajin e tetë të shtatzënisë dhe se është në gjendje të mirë.
Reagimi i plotë:
Kjo është një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë. Jemi dëshmitarë të një situate të paprecedentë në 35 vitet e fundit, që nga krijimi i sistemit shumëpartiak. Ajo që ndodhi është sjellje huligane dhe akt i dhunshëm. Kërkoj që organet e drejtësisë të veprojnë dhe përgjegjësit të dalin para ligjit. Sanja Iliq është në gjendje të mirë. Pavarësisht gjithçkaje, fëmija i saj do të lindë shëndoshë e mirë.