Dëshmia/ Dumani-kushërinjve Qoli: Mos hyni në çështje familjare se ju bëj të qani

Në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë”, ka vijuar pyetja e dëshmitarit Nuredin Dumanit.

“Mos hyni në çështje familjare se ju bëj me qa…”, – Kjo është fjala e Nuredin Dumanit drejt kushërinjve Qoli.

ZHVILLIMET NË SEANCË

Agron Qoli: Kush e mori nga shtëpia babën tënd për të kërkuar falje për sherrin me familjen Qoli

Dumani: E kam treguar këtë seancë. Ke ardh, ke pru mesazh dhe ke thënë “shpërnguleni nga…” dhe ne kemi thënë “hajdeni ju na shpërngulni”. Ju nuk na përzutë dot. Baba im nuk i ka kërkuar askujt falje.

Agron Qoli: Babën tënd e kam unë nga shtëpia e kam çuar te lokali.

Qoli: Motivi që më ke fut te kjo ngjarje e vrasjes së Fatmira Dedës.

Dumani: Ti ke qenë në varrim…

Qoli: Po te ato festat që bënit ju me daulle, a kam qenë ndonjëherë?

Dumani: Jo s’kam qenë.

Qoli: Cili ka qenë motivi që ke hedh tritol te shtëpia e çunit të xhajës tënd, Skënder Hoxha.

Dumani: Tritolin e kam vënë dy ditë para se me ju vu Talo Çelës që të quhet autogol. Që të mendojnë se Talos ja vura për hakmarrje.

Qoli: Vijnë nipat nga Italia dhe futen në shtëpinë e vet. Konfliktohen me njëri-tjetrin. Nigjova nga shtëpia dhe i kam ndjekur dhe i pashë me sopatë te shkolla, dy vëllezërit Dumani dhe djali i xhaxhait tij.

Kam pasur një konflikt dhe për shitjen e një toke që unë nuk ua kam shitur, se nuk janë njerëz që të mbahen afër.

Qoli: A je në dijeni për marrëdhëniet që kisha unë me Fatmirën?

Dumani: I ke shkuar në varrim dhe i ke pagujt.

Agron Qoli: Të nderuar, mes meje dhe Dumanit ka një ndryshim të madh, ndërkohë që Nuredimi i lutej Zotit ta bënte vrasjen më shpejt, unë i lutesha Zotit t’i çoja fëmijët në shkollë.

Ditën e ngjarjes kam dalë maksimumi ora 8:30, jam nis për Fushë-Krujë që të merrja një zog fshati. Jam kthyer nga Fushë-Kruja, sa kalon Rinasin jam ulur duke ngrënë burg. Më merr komshiu në telefon dhe më thotë “Gon ku je? Kanë vrarë Fatmirën”, dhe i thashë “lajmëro policinë”. Jam kthyer në darkë nuk hyja dot se gjaku kishte hyrë nga dera te garazhi im.

Dhe qepeni është shtyrë me forcë.


Shtuar 4.03.2025 14:51