Pasi e fshiu nga “Instagrami”, Rama flet për Sorosin: Vdeksha unë, ku kishte kohë miliarderi të…

Gjatë një takimi me asamblenë socialiste në Kamëz, nuk ka munguar ironia e kryeministrit Edi Rama për kreun e PD-së Sali Berisha, në lidhje me akuzat e rivalit të tij ndaj miliarderit George Soros.

“Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë”, ironizoi kryeministri, duke shtuar se “1 nga miliarderët më të mëdhenj në botë, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri”.

Rama ironizoi se; “nuk është as ndonjë sorkadhë a fazan, se miliarderët kanë ato tekat e veta dhe kjo sorkadhe e bukur e la pa mend e i shkoi nga mbrapa”.

“Thonë që reformën e bëri Soros këtu, por si e bëri? Në çfarë forme, futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë, 1 miliarder nga më të mëdhenjtë e botës ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, kuptoni apo jo.

Të ishte ndonjë sorkadhe apo ndonjë fazan hajde se thotë njeriu këta miliarderët kanë edhe këta tekat e veta gjahtar tjetri dhe kjo sorkadhe e bukur e la pa mend dhe i shkoi nga mbrapa”, tha Rama.


Shtuar 1.03.2025 13:56